Gazeta Si – Brazili do të mbajë rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilin kandidati i krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva do të përballet me kandidatin e të djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro, i cili mban aktualisht pozitën e presidentit.
Pas pothuajse të gjitha votave të numëruara, Lula ka fituar 48 për qind të votave, për dallim nga Bolsonaro, 43 për qind – rezultat më i ngushtë sesa është pritur.
Lula nuk ka arritur të fitojë më shumë se 50 për qind të votave valide për të parandaluar rundin e dytë.
Votuesit kanë katër javë kohë për të vendosur se cili prej tyre duhet të udhëheqë Brazilin. Të dy kandidatë kanë pretenduar fitore të dielën.
Për Lulan – i cili nuk ka garuar në zgjedhjet e vitit 2018, për shkak se ka qenë në burg, i dënuar nën akuzat për korrupsion – ky rezultat përbën kthim dramatik.
Përgjatë fushatës zgjedhor, të dy kandidatët kanë kaluar një kohë të madhe duke akuzuar palën tjetër.
Bolsonaro e ka quajtur Lulan hajn, si referencë për akuzat për korrupsion. Lula, në anën tjetër, e ka konsideruar Bolsonaron “të çmendur”.
Sipas analistëve, të pavendosurit, shkalla e abstenimit dhe ata që besonin se përqafuan zgjedhjen e të ashtuquajturës ‘vota e dobishme’ (d.m.th., ata që do të donin t’i shihnin zgjedhjet të mbyllura në raundin e parë) ndikuan në rezultat.
Megjithëse votimi për 156 milionë brazilianët e thirrur në votime është i detyrueshëm, shkalla e abstenimit është rritur nga 20.3% në 2018 në 20.94%. Dhe vetë Lula do të ishte më i dëmtuar nga kjo rritje mungesash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje