Gazeta Si – Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është tejet aktiv në politik. Por ai u shfaq këtë tw hwnw në presidencë në ceremoninë e dekorimit nga presidenti Bajram Begaj të Ambasadorin William G. Walker, diplomatit që denoncoi fuqishëm masakrën e Reçakut nga serbët nw Kosovw.
Basha ishte i pranishëm së bashku me bashkëshorten, e nga pamjet vërehej se ishte tejet familjar me ambasadorin amerikan, ndërsa nuk mungoi as shtrëngimi i duarve me presidentin Begaj.
Por të pranishëm, veç një numri të pakët të përfaqësuesve të mazhorancës, ishin deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, Kreshnik Çollaku dhe Orjola Pampuri.
Ndërsa nuk mungonin dhe deputetët e tjerë të kampit kundërshtar brenda PD-së, si Ervin Salianji dhe Tritan Shehu.
“I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës. Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker…E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori Walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe gjenocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje