Rend dhe Ligj

Lushnjë, kapet me rreth 55 mijë euro në “Audi” 28-vjeçari nga Laçi

Policia e Lushnjës ka sekuestruar një shumë prej 54 700 euro, si dhe një automjet, në pronësi të një 28-vjeçari nga Laçi, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm.

Ndalimi i të riut është bërë gjatë kontrolleve të shtuara të policisë me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, ku në mjetin e tij tip “Audi” është zbuluar shuma e madhe e parave.

Policia thotë se mjeti me drejtues shtetasin Z. Gj., është ndaluar në vendin e quajtur “Rotondo e Plygut”.

28-vjeçatri nga Laçi procedohet penalisht për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.   

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e eurove dhe automjeti me të cilën udhëtonte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë