Një 37-vjeçar në Lushnjë është proceduar penalisht, pasi në automjet policia i gjeti një sasi të konsiderueshme parash.
Bëhet e ditur se gjatë kontrolleve në akset rrugore si edhe në vendet që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, Forca e Posaçme “Shqiponja” ndaloi në Lushnjë një automjet tip “BMW”.
Gjatë kontrollit, në automjetin e drejtuesit S. P. u gjetën 49.980 euro, për të cilat nuk kishte dokumentacion shoqërues me vete dhe dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm. Sasia e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, duke proceduar penalisht 37-vjeçarin banues në Belsh të Elbasanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje