Rend dhe Ligj

Lyhet me lëndë djegëse, dëmtohet makina në Durrës

Një makinë në Durrës ka shpërthyer, ndërsa dyshohet se ishte spërkatur me lëndë djegëse.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën “Ramazan Jella”, në lagjen nr.3 në Durrës.

Bëhet fjalë për mjetin tip ‘Reno’ me targa AA 301ZZ. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, ndërsa mjeti ka pësuar dëmtime të lehta.

Pronari i makinës, Albano Çomani, është njohur me ngjarjen kur ka shkuar pranë mjetit, ndërsa më pas ka sinjalizuar policinë.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë