Politike

Macron-Merkel: Ballkani, përgjegjësia jonë

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron hapën zyrtarisht Samitin e sotëm me krerët e Ballkanit Perëndimor në një konferencë shtypi, duke theksuar se zhvillimet pozitive në rajon janë përparësia e tyre.

“Gjatë takimit do të diskutojmë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, por ky është vetëm një diskutim joformal dhe nuk duhet të pritet zgjidhje përfundimtare, theksoi Merkel. “Nuk është zëvendësim i Procesit të Berlinit”, shtoi kancelarja gjermane duke thkesuar se është duke shpresuar për një bisedë të hapur dhe të sinqertë”.

Sipas saj, Franca dhe Gjermania ndajnë përgjegjësinë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe është në interesin e tyre që zhvillimet në rajon që të marrin një kthesë pozitive.

Presidenti Macron tha se Franca dëshiron të riorgazhohet në rajon.

Macron  u shpreh për një agjendë rajonale, pavarësisht nga ajo e zgjerimit, dhe tha se agjenda përbëhet nga katër sektorë: Zhvillimi social, siguria, ku hyn lufta kundër trafikut ilegal të armëve, kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të parregullt, mbrojtja, ku hyn misioni evropian paqeruajtës në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe sektori i drejtësisë dhe i forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit ekonomik. Macron tha se është i bindur se “stabiliteti realizohet me një agjendë rajonale”.

Zgjidhja e mosmarrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore tregon se rajoni mund të ecë përpara, tha ai.

Duke iu referuar dialogut Kosovë-Serbi, acron u shpreh se: “Ne nuk do ta zgjidhim çështjen e Kosovës, por shpresojmë që dialogu të rifillojë dhe të diskutohet për një zgjidhje të mundshme. E kemi parë se ka mundësi zgjidhjesh siç është rasti i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ndodh kur njerëzit janë të guximshëm. Çështja kryesore e diskutimit do të jetë Kosova dhe Serbia. Duam që të vazhdojnë dialogun. Nuk duam të imponojmë zgjidhje për Kosovën e Serbinë. Shpresojmë që të mos ketë emocione në rrugën përpara dhe vështirësi të reja. Ku ka tensione, duam t’i adresojmë “, përfundoi Macron.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë