Bota

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë

Tre liderët evropiane, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën në Kiev me tren mëngjesin e sotëm.

Mbërritja e tyre u shoqërua me sirena alarmi që u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas, ndërsa në Severdonesk në të njëjtën kohë u ashpërsuan luftimet.

Një takim historik e ka konsideruar zv.kryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, pasi priti tre liderët në stacionin e trenit në Kiev.

Me tre liderët evropianë u bashkua në Kiev edhe presidenti rumun Klaus Johannis. Ata vizituan Irpinin, në periferi të rajonit të Kievit, i goditur dhe thuajse i shkatërruar nga bombardimet ruse e ku kanë vdekur me qindra civilë.  

Gjatë vizitës në Irpin presidenti francez Macron tha se Ukrainës i nevojiten armë mbrojtëse efektive, ndërsa premtoi se Franca do të mbështesë rindërtimin e Ukrainës të shkatërruar nga lufta. Ndërsa kancelari gjerman Scholz tha se Irpini është si Bucha, simbol i mizorisë së luftës ruse në Ukrainë. Po ashtu edhe kryeministri italian Mario Draghi duke parë rrënojat në Irpin se Ukrainën e mbështet e gjithë bota.

Ndërkaq pas takimit me presidentin Zelensky liderët evropianë gjatë konferencës për shtyp u shprehën në mbështetje të përpjekjeve të Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE. Presidenti Macron tha se e rëndësishme është që të mbajmë një kanal komunikimi me Rusinë për t’i dhënë fund agresionit e duke informuar për këtë presidentin Zelensky, pa i zhvilluar këto bisedime pas shpinës së Ukrainës. Ai tha se nuk jemi në luftë me popullin rus. Ndërsa kancelari gjerman Scholz tha se Rusia duhet të tërhiqet dhe të vijojë përpjekjet për arritjen e paqes. Për kryeministrin italian Mario Draghi duhet të fillojnë hetimet për krimet e luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.    

Presidenti Zelensky u kërkoi përfaqësuesve të vendeve të BE shtimin e sanksioneve kundër Rusisë.

“Rusia nuk do paqe, do vetëm luftë. Agresioni kundër Ukrainës është agresion kundër gjithë Evropës dhe vlerave tona. Prania e 4 vendeve të mëdha evropiane këtu dhe që janë në anën tonë, është një rezultat historik. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zhbllokuar portet detare, por duhet të bëhet fillimisht nga ata që i kanë “bllokuar, nga flota ruse”, tha Zelensky.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stroltenberg tha se vizita e liderëve evropiane në Kiev është e rëndësishme, pasi demonstron solidaritet me Kievin dhe jepen mesazhe te qarta politike.

Ndwrsa Presidenti rumun Klaus Iohannis ftoi Bashkimin Evropian t’i japë Ukrainës statusin e kandidaturës, duke theksuar se “nuk ka kohë për hezitim” .

“Ne jemi në një pikë kthese në historinë evropiane,” tha ai.

“Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë një përgjigje të jashtëzakonshme strategjike dhe vizionare. Dhënia e statusit të kandidatit për në BE Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Këshillin Evropian javën e ardhshme, është kyç në ndërtimin e një mburoje të fortë dhe të qëndrueshme rreth të gjitha vlerave,” shtoi ai.

“Ka të bëjë me kapacitetin tonë për të projektuar sigurinë dhe stabilitetin në lagjen tonë. Nuk ka kohë për hezitim. Partnerët tanë kanë nevojë që ne të shtojmë mbështetjen tonë të gjatë për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë elasticitet dhe të përballen me një sërë sfidash të mbivendosura, qofshin ato konvencionale ose hibride, “tha ai.

Duke folur së bashku me të, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi u zotuan gjithashtu për mbështetjen e tyre për dhënien e statusit të vendit kandidat për t’u bashkuar me BE-në.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë