Gazeta Si – Dy turistë francezë mbetën të plagosur këtë të diel në fshatin Xibër Hane të Klosit, pasi duke udhëtuar me makinë në rrethana të paqarta përfunduan jashtë rruge.
Mjeti i turistëve mësohet se përfundoi rreth 100 metra poshtë në greminë. Ishin banorët e zonës, të cilët u shkuan fillimisht në ndihmë, ndërsa njoftuan edhe policinë.
Dy turistët janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos, një automjet i garave “Rally”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shtetasit E.U., dhe A.I., (shtetas francez), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të daljes nga rruga të automjetit”, tha policia në një njoftim për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje