Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin Maliq-Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, tek ura në dalje të Maliqit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.
24-vjeçari Gjergji Elmazi, që mbeti i vdekur dyshohet se ka parakaluar mjetin e një shoku të tij teksa udhëtonin mbi urë.
Për pasojë, mjeti tip Benz humbi kontrollin, duke përfunduar në ujërat e lumit Devoll. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, dyshohet se i riu ka humbur jetën nga asfiksia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje