Ka ndodhur

Makina bie nga ura në Korçë, ndërron jetën pasagjeri

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Polenë, Korçë, ku mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin T.B., ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit T. B. dhe shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç, banues në Korçë. Pasagjeri në mjet, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi dhe jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë