Gazeta Si – Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë në aksin e vjetër Laç-Mamurras. Një makinë tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.
Ndërkohë mësohet se tjetër ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
“Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK. Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor”, njoftoi policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia. Mësohet se është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje