Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 19-vjeçareje dhe plagosjen e një 21-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e të martës në Fier. Policia thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:35, në By Pass- in e qytetit në afërsi të fshatit Pojan.
Mësohet se një mjet tip “Benz” që drejtohej nga një 19-vjeçare me iniciale Xh.M., dhe pasagjer 21-vjeçarin me iniciale S.Xh., ka dalë nga rruga..
Për pasojë është dëmtuar pasagjeri S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në spital drejtuesja e mjetit, 19-vjeçarja Xh. M. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje