Të paktën 5 persona humbën jetën dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën, pasi një makinë u përplas me shpejtësi të madhe në një paradë festive të Krishtlindjeve në Waukesha, një qytet me mbi 60,000 banorë, rreth 30 kilometra nga Milwaukee, në shtetin e Wiskonsinit, SHBA.
Policia ka arrestuar një person të dyshuar si drejtuesi i fuoristradës: ai është një 39-vjeçar, i cili doli nga burgu dy ditë më parë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 me orën lokale të së dielës gjatë një parade që nis sezonin e festave dhe që është një nga ngjarjet më të mëdha në qytetin, i cili këtë vit feston 125 vjetorin e tij.
Sipas disa dëshmitarëve, fuoristrada që goditi marshuesit, shtoi shpejtësinë menjëherë pas bandës së shkollës. Më pas pati skena paniku, me njerëz që bërtisnin dhe iknin e vrap të tmerruar.
Imazhet e para që u shfaqën në rrjetet sociale tregonin një fuoristradë të kuqe (një ‘Ford Escape’), duke mbërritur me shpejtësi të madhe nga fundi i paradës.
Në pamjet e tjera shihet i njëjti mjet, duke ikur pasi ka thyer disa barriera. Më shumë se 40 persona u plagosën, shumica e të cilëve janë fëmijë. Policia njoftoi në një konferencë të shkurtër për mediat se kishte sekuestruar mjetin që goditi turmën.
Personi i dyshuar për drejtimin e mjetit, ndodhet aktualisht në paraburgim. Ai është 39-vjeçari Darrell Edward Brooks Jr, një shtetas afrikano-amerikan tashmë përgjegjës për një listë të gjatë krimesh.
WARNING: Graphic footage
— The Post Millennial (@TPostMillennial) November 22, 2021
Top-down video footage shows a driver deliberately plowing through a Christmas parade in Waukesha, Wisconsin. pic.twitter.com/fo5xXPF12q
Brooks u lirua nga burgu dy ditë më parë, pasi pagoi një garanci prej 1000 dollarësh. Në të kaluarën ai ishte akuzuar ndër të tjera për rezistencë ndaj arrestimit, rrahje, tentativë për mbytje, shkatërrim të pronës, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, ngacmim seksual.
Vetëm për të dhënë një element të ngjarjes, Waukesha është vetëm 70 kilometra larg nga Kenosha, ku të premten e kaluar juria shpalli të pafajshëm 19-vjeçarin Kyle Rittenhouse, “milici adoleshent”, që kishte vrarë dy demonstrues, gjatë përleshjeve në gusht 2020 në trazirat anti-raciste.
Por tani për tani, duhet theksuar, nuk ka asnjë shenjë të ndonjë lidhjeje midis tragjedisë Waukeshas dhe dënimit në Kenosha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje