Gazeta Si – Në Jerusalem, një djalë 6-vjeçar dhe një djalë 20-vjeçar humbën jetën në një sulm ku u plagosën edhe 6 persona të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë.
Sulmi ndodhi në Ramot, një distrikt i Jeruzalemit verior, ku një makinë përplasi disa njerëz që kishin ndaluar në një stacion autobusi. Palestinezi që drejtonte makinën u “neutralizua” nga një oficer policie aty pranë.
Ende nuk dihet identiteti i drejtuesit të mjetit, por mendohet se ai ishte një palestinez që jetonte në Jeruzalemin Lindor.
Të plagosurit e tjerë përfshijnë dy burra rreth të 30-ave, gjithashtu në gjendje të rëndë, një burrë rreth të 40-ave dhe një 10-vjeçar në gjendje më të stabilizuar, raportoi Shërbimi i Ambulancës Magen David Adom.
Kryeministri Benjamin Netanjahu dha menjëherë urdhrin për bastisjen e shtëpisë se sulmuesit, pasi të njëjtën gjë i kishte propozuar Këshillit të Sigurisë pas sulmit pranë sinagogës Neeve Yaakov, po në Jeruzalem, ku mbetën 7 të vdekur.
Pas këtyre sulmeve, gjeneralët izraelitë – dhe William Burns, kreu i CIA-s – shohin shenjat e një intifade të re.
Ushtria izraelite vazhdon bastisjet e saj pothuajse të përditshme në Bregun Perëndimor, disa ditë më parë pesë militantë palestinezë u vranë në Xheriko, pranë Detit të Vdekur, i cili deri më tani ka mbetur i izoluar, si shkretëtira, nga dhuna. Që nga fillimi i vitit, 23 arabë raportohet të kenë vdekur pas përleshjeve me ushtrinë izraelite.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje