Rend dhe Ligj

Makina përplas motoçikletën, ndërron jetë i riu në Lushnjë

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor që lidh Fierin me Lushnjën.

Siç njofton policia, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volksvagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 29-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Policia thotë se është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi Q. K dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë