Futboll

Makthi Covid-19, dyshime për lojtarë pozitivë edhe te Milani

Skuadrat e futbollit janë kthyer të stërviten, por sipas protokollit, është e nevojshme që futbollistët t’u nënshtrohen testeve për të kuptuar, nëse ka ndonjë të infektuar nga kovid-19 apo jo. Pas Fiorentinës dhe Sampdorias, ku disa lojtarë kanë rezultuar pozitivë gjatë testeve, makthi ka pushtuar edhe Milanin.

Janë ende zëra të pakonfirmuar, por sipas “Corriere dello Sport”, dyshohet se ka lojtarë të infektuar. Nëse konfirmohet gjithçka, atëherë duhet parë nëse antitrupat janë të kohëve të fundit, apo jo. Në pritje të Zllatan Ibrahimoviç, i cili ndodhet në Suedi dhe pritet të kthehet në fundjavë, Milani ka zhvilluar dje dy seanca në qendrën e tij sportive. Stërvitje individuale për të rikuperuar gjendjen fizike. Donaruma ishte i pari që mbërriti në stërvitje, duke bërë edhe pak humor me gazetarët. “Nuk po më lënë të hyj”, – tha ai.

Grupi është gati në Milanelo. Trajneri Stefano Pioli dhe drejtori sportiv Fredrik Masara kanë vëzhguar lojtarët me kujdes. Përveç Ibrahimoviç, mungon edhe Frenk Kesi, i bllokuar në Bregun e Fildishtë, pasi nga ky vend nuk ka fluturime për në Milano. Për të do të jetë e vështirë të niset edhe në vazhdim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë