Mali i Zi nuk do të presë asnjë nga refugjatët afganë që largohen nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit, tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Malit të Zi.
Në një njoftim për shtyp, ajo konfirmoi se Mali i Zi tha se ishte në mesin e 60 vendeve që kishte nënshkruar një deklaratë duke u bërë thirrje autoriteteve të reja “të respektojnë dhe lehtësojnë largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi”.
Por shtoi se Mali i Zi “nuk ishte i detyruar të pranonte përkohësisht banorët e Afganistanit që ndihmuan forcat aleate, pasi asnjë detyrim i tillë nuk parashikohet nga kjo deklaratë”.
“Mali i Zi ka mbështetur nismën, e cila bën thirrje që të gjithë ata që duan të largohen nga vendi të lejohen ta bëjnë këtë, duke përfshirë nevojën që rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare të mbeten të hapura,” konfirmoi njoftimi për shtyp.
Sidoqoftë, Mali i Zi, “në këtë fazë, nuk do të pranojë refugjatë”, theksonte deklarata.
Një sërë vendesh perëndimore kanë premtuar të marrin një numër të konsiderueshëm afganësh që largohen nga Kabuli, me Mbretërinë e Bashkuar që ofron të presë rreth 20,000 persona.
Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova gjithashtu kanë rënë dakord t’i japin strehë mijëra civilëve afganë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje