Politike

Malltezi, 5 pyetje për inceneratorët: Pse SPAK nuk reagon

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, drejtoi 5 pyetje për inceneratorët.

“1. A ju thonë gjë kompanitë e mëposhtme (I) Integrated Energy, (Ii) Geogenix, (iii) Almares Management dhe (iv) Residence Corporate Services?

2. Dini gjë sa buxhet ka secila nga këto kompani?

3. Dini gjë sa punonjës ka secila nga këto kompani?

4. A ju thotë gjë emri A. Jangildina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike?

5. Çfarë lidhje kanë të gjithë këto emra me qindra milionë euro para publike të shqiptarëve që kinse po investoheshin për inceneratorët?”, tha Malltezi duke nënvizuar se përgjigjet i di SPAK porse prokurorët nuk mund t’i ndjekin dot.

“Ne do të kthehemi nesër, jo me drejtësinë, por me përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Ato të çojnë te të njëjtët emra dhe të njëjtat gjurmë.

Firma e kundraligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit, i bashkon të gjitha fijet.

Vetëm SPAK nuk i bie në fije. Pse vallë?”, pyeti Malltezi 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë