Bota

Malta mbyll dyert për të pavaksinuarit. Lejohen vetëm ata me certifikatë vaksinimi britanike apo evropiane

Malta do të bëhet vendi i parë në Europë që do të mbyllë kufijtë për këdo që nuk është i vaksinuar plotësisht ndaj koronavirusit. Vendimi është marrë pas rritjes së rasteve me Covid-19 në vend.

Vetëm qytetarët që kanë certifikatë vaksinimi britanike apo evropiane do të lejohen që të futen në vend, duke nisur nga 14 korriku, bëri të ditur ministri i shëndetësisë Chris Fearne.

“Ne do të jemi vendi i parë në Evropë që do të ndërmarrë këtë hap,” tha ai.

Malta është vlerësuar si një histori suksesi evropiane për fushatën e saj të vaksinimit, me 79% të popullatës së rritur aktualisht të vaksinuar plotësisht. Më parë, Maltën mund ta vizitonin edhe turistë nga pjesa tjetër e BE-së, SHBA-së dhe vendet e tjera që ishin të pajisur me një test negativ PCR ose që ishin të vaksinuar plotësisht. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë