Politike

Manastirliu: Vaksina që lufton korrupsionin është transparenca

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta, Manastirliu, deklaroi gjatë ditës së dytë së Konferencës Kombëtare së Anti-kurrupsionit se vaksina për të shëruar korrupsionin në fushën e Shëndetësisë është transparenca.

Ajo shtoi gjithashtu se përmes Reformës në Drejtësi dhe Njësisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë realizohet qasja reaktive ndaj luftës së korrupsionit që nënkupton ndëshkimin dhe reagimin kur ndodh një akt i jashtëligjshëm.

“Vaksina që e lufton korrupsionin është transparenca. Transparenca si pjesë e një qeverisjeje të mirë. Transparenca e cila përmes një qasjeje proaktive lufton korrupsionin. Sistemi shëndetësor është një sistem i brishtë. Ne jemi punonjës të këtij sistemi të shërbimeve shëndetësore, por jemi dhe përdorues të këtyre shërbimeve. Të gjithë mund ta themi se çfarë ka ndryshuar në sistem. Nuk po flas për investimet, por çfarë e grryen besimin e qytetarëve te sistemi shëndetësor, është korrupsioni. Ne po përpiqemi që nëpërmjet mjeteve monitoruese dhe inovacionit të bëjmë gjithçka për luftimin e korrupsionit.

Ka dhe një qasje tjetër, ajo reaktive. Të reagosh kur ndodh një akt. Përpos reformës në drejtësi dhe qasjes ndëshkuese edhe Agjensia e Luftës Kundër Korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë ka vendosur një kordinator në të gjitha institucionet, duke i dhënë një shtesë më tej qasjes reaktive”, tha Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë