Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Europës mes Mançester Junajitd dhe Romës mund të ketë zhvillime edhe në merkato. Klubi i madh anglez vazhdon të jetë i interesuar për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, i cili do të jetë në stol. “Djajtë e kuq” e kanë ndjekur mbrojtësin e ri edhe verën e kaluar, kur ai la Veronën dhe u bashkua me Romën.
“Daily Express” në Angli zbulon se trajneri Solskjaer po sheh alternativat për të forcuar mbrojtjen, nëse nuk arrin të marrë Rafael Varane nga Real Madrid. Dhe në fokusin e Mançesterit është vënë pikërisht Marash Kumbulla, që kohët e fundit ka vuajtur një dëmtim që pësoi kur ishte grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërsië. Ai është kthyer në dispozicion të trajnerit Fonseka, por ende nuk është gati të luajë titullar.

Gazeta britanike shkruan se Kumbulla vlerësohet me 24.3 milionë euro nga Transfermarkt. Mbrojtësi ka luajtur 23 ndeshje me fanellën e Romës dhe ka shënuar 2 gola. Futbollisti shqiptar humbi dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Europës ndaj Ajaksit për shkak të dëmtimit në gju, ndërsa në ndeshjen e kampionatit me Kaljarin ishte në stol.
Nëse Kumbulla luan qoftë edhe pak minuta në “Old Trafford”, drejtuesit e Mançesterit do të kenë shansin ta shohin nga afër dhe do të krijojnë një mendim më të qartë në lidhje me lojtarin që duan të blejnë. Mbrojtësi 21-vjeçar mund të bëhet një objektiv i rëndësishëm për “Djajtë e kuq”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje