Mançester Siti shpallet kampion i Anglisë për herë të shtatë në historinë e tij (i treti i erës Pep Guardiola). “Qytetarët” e kanë fituar titullin pa zbritur në fushë dhe për këtë i ka ndihmuar Leiçesteri. Lajmi i mirë për ta ka ardhur nga “Old Trafford”, ku Leiçesteri triumfoi 1-2, duke marrë një fitore të rëndësishme për të blinduar Championsin.
Mançester Junajtid, që nuk kishte më çfarë t’i kërkonte këtij kampionati, u ndëshkua që në minutën e 10-të nga Tomas, por barazoi shumë shpejt me Grinvud. Goli që vendosi fatin e ndeshjes u realizua në pjesën e dytë nga Sojuncu. Me këtë humbje, “Djajtë e kuq” mbeten 10 pikë pas rivalëve të qytetit, që ndodhen në kuotën e 80 pikëve kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje.

Ka qenë një kampionat i dominuar nga Mançester Siti, që prej disa javësh priste vetëm matematikën që të kurorëzohej kampion i Premier Ligës. Klasifikimi ishte i ekuilibruar gjatë gjysmës së parë, që u mbyll me 41 pikë nga Siti, kundër 40 pikëve të Mançester Junajitd dhe 38 pikëve të Leiçesterit. Por në gjysmën e dytë të kampionatit skuadra e Guardiolës ishte vërtet impresionuese, duke u shkëputur ndjeshëm nga rivalët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje