Futboll

Mancini ka ndërtuar një makineri fituese, Italinë e rekordeve

Shorti i buzëqeshi në fillim duke mos i caktuar kundërshtarë të peshës së rëndë në grup, por sërish rezultati i arritur nga Italia në këtë fushatë të eleminatoreve të Euro2020 është historik.

“Axurrët” e drejtuar nga Mancini mbyllën me goleadë fazën eleminatore, pas fitores 9-1 ndaj Armenisë në Palermo.

Kjo ishte fitorja e dhjetë në po kaq ndeshje për skuadrën italiane, që si rrallë herë nuk diskutonte çështjen e kualifkimimit në ndeshjet e fundit.

Renditja e Italisë në grupin J. Gazeta Si, 18 nëntor 2019

Por, 10 fitoret dhe 30 pikët e plota nuk janë i vetmi rekord. Një rekord tjetër i vendosur, që tregon se një meritë të madhe në këto rezultate ka trajneri Mancini është edhe ai i lojtarëve që debutuan për herë të parë me fanelën e kombëtares, plot 24 të tillë.

Të gjitha këto rekorde të thyera mbërrijnë në një kohë kur tifozët italiane ende nuk e kanë harruar makthin Ventura dhe atë eleminim nga finalet e Kupës së Botës në ndeshjen play off të luajtur kundër Suedisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë