Liga në Itali ka fiksuar datat e sezonit 2019/2020, ku edhe pse janë eliminuar ndeshjet e “Boxing Day” dhe të Krishtlindjeve, ky sezon mbyllet më 24 maj 2020. Një vendim i papranueshëm për trajnerin e Italisë, Roberto Mançini, i cili ka një shqetësim të madh: “Lojtarët do të shkojnë shumë të lodhur në Europianin 2020. Do të kisha dashur t’u jepja një javë pushim, para se të grumbulloheshim për përgatitjet e Europianit. Do të bisedoj për këtë çështje, sepse ajo javë mund të jetë thelbësore. Gjatë atyre ditëve pushimi lojtarët mund të rikuperohen fizikisht, ndërsa nëse vijnë në grumbullim dy ditë pas kampionatit, do të jenë shumë të lodhur”, – ka theksuar trajneri i “axurrëve”.
Rol protagonisti tek Italia pritet të kenë lojtarë si Xaniolo dhe Kin, dy yjet që po lindin në Serinë A dhe që në verën e këtij viti mund të bëjnë gjëra të mëdha në Europianin e 21-vjeçarëve, që do të zhvillohet në Itali dhe në San Marino. “Mendoj se Kin, me 99%, do të luajë me Italinë dhe pastaj do të shkojë te 21-vjeçarët. Xaniolo? Pas ndeshjeve tona, 5-6 lojtarë, – si Mançini, Pelegrini dhe Kieza, – mund t’i japin një dorë trajnerit Di Biaxho në Europianin U-21”, – ka shtuar më tej Mançini.

Për “Radio Italia”, trajneri i Italisë ka folur edhe për tema të tjera të nxehta të futbollit në këtë moment, siç janë VAR-i dhe Championsi: “Sigurisht, në fundjavë kishte disa probleme me VAR-in, por jam i bindur se teknologjia zgjidh më shumë probleme se sa krijon në futboll. Është pozitive. Në Champions kanë mbetur tashmë skuadrat e forta dhe dhe nuk besoj se do të jetë e lehtë për Juventusin, siç mund të jetë dukur në short. Ajaksi nuk ka asgjë për të humbur, ndërsa Juventusi ka më shumë përvojë, ndaj mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Interi nuk mendoj se do të ketë problem për për vendin e tretë. Milani ka hedhur poshtë gjithçka të mirë që kishte bërë më parë. U duk se ishte forca e katërt e kampionatit, ndërsa tani për këtë vend janë në garë 4-5 skuadra”, – ka përfunduar Mançini.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje