Lajme

Mandatet, KiE: Dialog në parlament për të kapërcyer stuhinë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka shprehur shqetësimin për dorëzimin e mandateve të opozitës.
“Në një shoqëri demokratike, parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe diskutimit. Parlamentarët i përkasin parlamentit”, thuhet në deklaratën e raportuesve për monitorimin e Shqipërisë në Asamblenë e KiE, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.
Duke përshëndetur faktin se protestat e fundjavës së kaluar kishin ndodhur në mënyrë paqësore, ata u bëjnë thirrje deputetëve të opozitës për të rishikuar dorëheqjet e tyre dhe për t’u kthyer në parlament.
Në të njëjtën kohë, ata i bëjnë thirrje shumicës në pushtet që të sigurojnë një hapësirë të përshtatshme për opozitën për të funksionuar dhe për t’u angazhuar në një dialog të sinqertë dhe domethënës me opozitën mbi reformat kyçe dhe qeverisjen e vendit.
“Të dyja palët duhet të përdorin forumin e parlamentit për t’u angazhuar, në mirëbesim, në një dialog të tillë në mënyrë që të kapërcehet stuhia aktuale politike. Nëse kërkohet, ne jemi të gatshëm për të ndihmuar kolegët tanë nga të dyja palët në këtë përpjekje”, përfundon deklarata e raportuesve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë