Politike

Manja në Lezhë dhe Balluku në Dibër, PS ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe

Gazeta Si – Partia Socialsite ka bërë ndryshime të drejtuesve politikë në qarqet e Lezhës dhe Dibrës. Ulsi Manja ka kaluar nga Dibra në Lezhë. Ai është prezantuar në këtë qark nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

Deri tani, drejtues politik i PS-së në qarkun e Lezhës ishte Blendi Klosi, i cili ka marrë detyrën e sekretarit organizativ të PS. Në qarkun e Dibrës, vendin e lënë bosh nga Ulsi Manja, e ka marrë ministrja Belinda Balluku.

Gjiknuri gjate prezantimit te Manjas si drejtues politik i qarkut te Lezhes. Gazeta Si, 17 maj 2022

Gjiknuri e ka falënderuar Klosin për punën e bërë deri tani në qarkun e Lezhës. “Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës, ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark.

Në cilësinë e sekretarit organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar, duke iu përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, – ka shkruar Gjiknuri në faqen e tij në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë