Mund të jetë një revolucion i vërtetë tek Interi. Bashkë me Hakimin, rriten mundësitë që edhe Lautaro Martinez të largohet nga skuadra kampione e Italisë. Edhe ai mund të jetë një shitje e dhimbshme për klubin zikaltër.
Interesimi i Atletiko Madrid është gjithmonë e më serioz, ndërsa trajneri Simeone po këmbëngul për një ofertë të parezistueshme, 80 milionë euro për ta pasur patriotin e tij në sulmin e “Colchoneros”. Duke sakrifikuar Hakimin, – për të cilin është futur në lojë edhe Çelsi, përveç PSG-së, – dhe Lautaro Martinezin, Zhang do të sistemonte bilancin. Interi i ri do të nisej nga një pikë fikse si Lukaku, gjithmonë e më shumë lider.

“Big Rom”, siç ka deklaruar edhe vetë, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me qëndrimin në Milano, pavarësisht largimit të Kontes dhe shitjes së mundshme të miqve të tij Lautaro dhe Hakimi. Është pikërisht belgu që po përpiqet personalisht ta bindë të vijë tek Interi sulmuesin holandez Memfis Depai, 27-vjeçarin që i skadon kontrata me Lionin.
Lukaku ka lidhur kontaktet mes Marotës dhe mikut të tij të madh, të cilit i dedikoi golin në Xhenoa në dhjetor të 2019-ës, kur sapo kishte dëmtuar gjurin. Me shitjen e Lautaros dhe Hakimit, por me afrimin e Depait me kosto zero, Interi do të rregullonte shumë llogari, do të kishte edhe një buxhet të mirë për të tjera lëvizje në merkato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje