Bota

Maqedoni e Veriut, luftës kundër pandemisë i bashkohen edhe mjekët e ushtrisë

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Maqedonia e Veriut ka vendosur të angazhojë në vijën e parë të betejës në luftën kundër koronavirusit edhe mjekët ushtrisë.
Të hënën një sërë mjekësh të cilët punojnë dhe kanë punuar në ushtri, iu bashkangjitën personelit mjekësor në spitalet publike.
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si mbështetje në sigurimin e rendit në spitalet Covid, janë vendosur pjesëtarë të ushtrisë.
Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar 820 raste të reja me Covid 19. Ministria e shëndetësisë njoftoi se 32 pacientë kanë ndërruar jetë ndërsa 895 janë shëruar.
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse gjatë festave të fund vitit.
Për momentin në spitalet e Maqedonisë së Veriut po kurohen gjithsej 1282 pacientë, me vetëm 190 shtretër të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë