Ne rrjet

Maqedoni e Veriut, Zaev dorëzon zyrtarisht dorëheqjen, Kovaçevski kryeministri i ri

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të dorëzojë dorëheqjen e tij në Kuvend, menjëherë pas përfundimit të fjalimit tradicional vjetor para deputetëve.

Zaev e ka paralajmëruar dorëheqjen që pas humbjes së zgjedhjeve të fundit lokale, duke hequr dorë edhe nga drejtimi i LSDM.

Lideri i ri i LSDM-së u zgjodh zëvendësministri aktual i Financave Dimitar Kovaçevski, i cili pritet të jetë edhe kryeministër për formimin e qeverisë së re.

Zaev e konfirmoi dorëheqjen e tij edhe një ditë më parë nga Tirana, ku ishte për samitin e radhës të “Ballkanit të Hapur”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë