Besimi që pati tek platforma Covax dhe tek premtimi i Bashkimit Europian se do të ndajë vaksina edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka zhgënjyer Maqedoninë e Veriut, e cila tashmë është drejtuar nga lindja për të gjetur zgjidhje.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se Qeveria është duke parë mundësinë e blerjes së vaksinave kundër Covid nga prodhuesit kinezë të Sinovak dhe Sinofarm. Ai tha se është kontaktuar ambasada kineze dhe janë krijuar kontaktet e nevojshme.
“Jemi duke pritur për detaje në lidhje me kontratën, në lidhje me çmimin dhe dorëzimin dhe besoj se deri në fund të kësaj jave do t’i kemi të gjitha këto detaje. Tani nuk do të doja të flisja për afatet, por thelbi është se është e qartë që prodhuesit, të cilët së pari arritën të hyjnë në treg, flasim për Pfizer, për shembull, kanë probleme me kapacitetin”, deklaroi ai.
Ministri maqedonas i Shëndetësisë tha se në lidhje me cilësinë e këtyre vaksinave ajo është testuar edhe në vende të tjera, që nga Lindja e Mesme e deri në Amerikën Latine.
“Dokumentet, certifikatat që të gjithë prodhuesit e vaksinave i posedojnë nga vendet amë janë plotësisht të përshtatshme. Në atë kuptim, mënyra në të cilën vlerësohen të gjitha rezultatet e studimeve klinike, procesi i bërjes së vaksinave, posaçërisht ato për të cilat po flasim, është e njohur për ekspertët tanë”, tha ai.
Filipçe u shpreh se shumë vende europiane janë zhgënjyer dhe kanë paralajmëruar padi ndaj Pfizer për mospërmbushje të marrëveshjeve, duke nënkuptuar se Maqedonia e Veriut as do të tentojë që të hyjë në bisedime me këtë kompani, të paktën për momentin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje