Bota

Maqedonia do të ndalojë mbledhjen në shtëpi gjatë festave

Maqedonia e Veriut pritet të shtojë masat shtrënguese për të parandaluar pandeminë, e cila vazhdon të shkaktojë viktima dhe të infektuar në vendin fqinj.

Komisioni për Sëmundjet Infektive i rekomandoi qeverisë disa masa të reja ku përfshihen mbyllja e lokaleve dhe restoranteve në orën 18:00 dhe ndalimin e grumbullimeve në shtëpi gjatë festave.

Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 18 dhjetorit e deri më 21 janar.

“Rekomandimet për masa restriktive janë në drejtim të riorganizimit të orarit të punës për objektet hotelerike, rekomandime për grumbullimet publike, rekomandime për bashkësitë fetare, organizatat e ndryshëm të punës dhe rekomandime që kanë të bëjnë me punën e restoranteve në objektet hotelerike”, deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë