Bota

Maqedonia e Veriut arreston 8 anëtarë të ISIS-it

Maqedoninë e Veriut njoftoi se ka arrestuar tetë persona që janë pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS.

Autoritetet e rendit në vendin fqinj thanë se personat janë arrestuar gjatë bastisjeve në Kumanovë dhe në Shkup.

Ata thanë se në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe prokurorinë e kishin ndjekur grupin që prej muajit gusht.

Grupi, sipas njoftimit, synonte vrasje dhe shkatërrim të objekteve publike për të krijuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë tek qytetarët.

Policia nuk e ka publikuar identitetin e plotë të anëtarëve të grupit, por vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave. Në një video të lëshuar nga Ministria e Brendshme nuk duken fytyrat e të arrestuarve që po dërgoheshin në stacione policore.

Autoritetet thanë se grupi kishte siguruar mjete financiare, armë, municion dhe pajisje ushtarake, përgatitur mjete të improvizuara shpërthyese dhe i kishte provuar dhe aktivizuar ato.

Sipas policisë, personat kishin përdorur aplikacionin WhatsApp për komunikimin midis tyre.

Autoritetet thanë se një nga anëtarët e grupit kishte marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë Maqedonisë së Veriut, si pjesëtar i organizatës Shteti Islamik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë