Bota

Maqedonia e Veriut do të heqë maskat duke filluar nga 1 qershori

Për shkak të rënies së numrit të të infektuarave me koronavirus, Maqedonia e Veriut po planifikon që pas 1 qershorit të ketë lehtësira sa i përket mbajtjes së maskës në ambjentet e jashtme.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ka theksuar se së shpejti pritet një propozim Komisioni për Sëmundje Infektive, ndërsa vendimi do të merren në qeveri.

“Ka mundësi që të hiqet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskës. Javën e ardhshme do të ketë një mbledhje të Komisionit, që do të vendosë mbi këtë çështje. Masat që janë në fuqi do të vlejnë deri më 1 qershor”, ka bërë të ditur Ministri Filipçe.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të hënën shtatë të infektuar dhe 18 të vdekur, duke shënuar numrin më të ulët të të infektuarve që nga shfaqja e rasteve të para me Covid-19 në mars të vitit të kaluar.

Mbajtja e detyrueshme e maskës si masë është vendosur që në fillim të pandemisë, fillimisht në të gjitha ambientet e mbyllura dhe më pas edhe në ambientet e jashtme.

Epidemiologu Dragan Danillovski thotë se pandemia po shkon drejt normalizimit të plotë dhe kur numri i rasteve ulet nën 20 në bazë ditore, atëherë nuk ka përhapje të virusit. Ai ka propozuar heqjen e ndalesës për mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë