Futboll

“Maradona më i njohur se Papa në botë, me të Jugu mundi fuqinë e Veriut”

“Maradona? Nga mit, u bë legjendë dhe mund të thuhet pa frikë se në botë ai është më i njohur se Papa. Për të do të flitet shumë, edhe pas 500 vjetësh”. Fjalë të thëna nga Fernando Sinjorini, përgatitësi historik i Diego Armando Maradonës.

Për “Radio CRC” ai ka thënë gjithashtu: “Nuk jam i habitur që Diego është kaq i dashur edhe tani dhe mbi të gjitha nga persona që nuk e kanë parë kurrë të luajë. Nuk mund të ishte ndryshe. Maradona ka qenë një simbol politik dhe social, ai bëri të fitojë Jugun kundër fuqisë së Veriut, si revolucionar që ishte. Diego luante për njerëzit e tij dhe qëllimi i tij i vetëm ishte që t’u dhuronte kënaqësi të gjithë popujve të botës”.

Fernando Sinjorini dhe Maradona. Gazeta Si, 9 mars 2021

Ish-lojtari i madh argjentinas ka paguar një çmim të lartë për këtë. “E kam thënë gjithmonë, – vazhdon Sinjorini, – me Maradonën nuk shkoja dot as për të blerë cigare, sepse njerëzit e mbulonin. Dikush donte ta përqafonte, dikush i prekte flokët. Për të mos folur pastaj për fitimin e Botërorit të 1986-ës. Kur Diego u kthye nga Meksika, të gjithë e donin në ballkonin e ndërtesës së qeverisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë