Gazetarja disidente ruse Maria Ovsyannikova do të punojë si korrespondente nga Moska dhe Kievi për gazetën gjermane Die Welt. Botuesi kësaj media njoftoi lajmin.
Në mars, Ovsyannikova shpërtheu në lajmet kryesore te kanalit ku ajo punonte, Canale One, me një pankartë kundër luftës.
Ajo u arrestua dhe më pas gjobitur, dhe gjesti i saj i protestës u përcoll në të gjitha gazetat; asaj iu ofrua azil në Francë, por ajo refuzoi: “Unë jam një patriote, do të qëndroj në Rusi”. Megjithatë ajo humbi punën dhe thotë se aktualisht “jeton me frikë”.
Tani shtëpia botuese e Die Welt i ka lidhur kontratë si bashkëpunëtore e përhershme, si për gazetën ashtu edhe për kanalin televiziv.
“Die Welt tregon se mbështet atë që ukrainasit po mbrojnë me jetë këto ditë: lirinë,” tha Ovsyannikova. Drejtori i grupit, Ulf Porschardt, tha se “Ovsyannikova mbron vlerat më të rëndësishme të një gazetari, etikën profesionale kundër kërcënimit të represionit”.
Gazetarë të tjerë, megjithatë, nënvizojnë se “ajo nuk ka rrezikuar kurrë jetën e saj në Rusinë e Putinit, megjithatë Die Welt e punëson atë” (shkruan gazetarja e pavarur Farida Rustamova në Twitter).
Për një kohë të gjatë, Marina Ovyannikova ka punuar në fakt për Canale One, shumë pranë qeverisë si shumica e mediave ende aktive.
Por pas fillimit të konfliktit, ajo tha së fundi për RaiTre se, “Unë kisha vendosur në çdo rast që do të jepja dorëheqjen, sepse pikëpamjet e mia nuk përputheshin me linjën editoriale. Doja të protestoja në shesh por pashë që njerëzit nuk mund të nxirrnin tabelat sepse u arrestuan menjëherë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje