Mazhoranca pritet të ndërmarrë hapin e parë konkret në raport me opozitën politike duke miratuar në Kuvend të ashtuquajturën marrëveshjen e 5 qershorit.
Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka mbledhur socialistët pak para seancës, ku ka kërkuar të mos ketë asnjë mungesë nga ana e tyre.
PS si forcë politike radhit 75 deputetë.
Për kalimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor voliten 84 vota.
Myslim Murrizi (në emër të 28 deputetëve) ka deklaruar votën kundër.
Ndërsa kanë tjetër qëndrim dy grupet e tjera parlamentare opozitare të kryesuar nga Edmond Stojku dhe Nimet Musai edhe pse nuk kanë garantuar votën në bllok të grupeve që kryesojnë.
Pro marrëveshjes janë edhe disa deputetë të tjerë të pavarur të rreshtuar më herët se do ta votonin paktin.
Ata janë Fatjona Dhimitri, Besnik Troplini dhe Artur Roshi.
Projektligji për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor është pika e fundit e rendit të ditës dhe para miratimit të draftit pritet të flasin 11 deputetë, përfshi edhe kryeministrin Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje