Bota

Marrëveshje për korridoret e grurit nga Ukraina, Putin: Nuk do shkëputemi nga bota

Gazeta Si – Lajmi vjen nga Turqia dhe nuk ka gjetur ende konfirmim zyrtar nga Moska apo Kievi: Rusia dhe Ukraina kanë rënë “dakord në terma të përgjithshëm për një plan për transportin e grurit dhe ushqimit” përmes korridoreve të sigurta në Detin e Zi nga portet e Ukrainës.

Sipas burimeve turke, këtë e ka thënë ministri i Mbrojtjes i Ankarasë, Hulusi Akar. Javën e kaluar u mbajt një takim në Stamboll midis delegacioneve nga Moska, Kievi, Ankaraja dhe përfaqësues të OKB-së.

Nga ana tjetër, “Rusia nuk do të bjerë pas dekadash dhe nuk do të shkëputet nga bota”, tha presidenti rus Vladimir Putin në një takim të këshillit për zhvillimin strategjik dhe projektet kombëtare.

Putin foli për problemet ekonomike që rrjedhin nga sanksionet, veçanërisht për aksesin në produktet e sektorit të teknologjisë, por premtoi se Rusia do të jetë në gjendje të rezistojë dhe përgjigjet vështirësive: “Sfidë e madhe për vendin tonë, por do të gjejmë zgjidhje të reja”.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov njoftoi se një projekt-marrëveshje për bashkëpunim strategjik me Iranin tashmë do të jetë gati. “Shpresojmë se së shpejti mund të nënshkruajmë dokumentin e paraqitur nga ministri ynë i Jashtëm, Sergei Lavrov muajin e kaluar”.

Ndërkohë, Lavrov e cilëson statusin e kandidatit në BE për Ukrainën një “lëvizje gjeopolitike kundër Rusisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë