Presidenti amerikan Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen. Nominimi vjen për përpjekjet e presidentit për arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe atë midis Serbisë dhe Kosovës.
Christian Tybring-Gjedde, anëtar i Parlamentit Norvegjez dhe kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, është ai që e ka bërë nominimin për Trump.
Kjo nuk është hera e parë që Tybring-Gjedde nominon Trump për çminin Nobel, të njëjtën gjë ka bërë edhe në 2018 për mbajtjen e samitit në Singapor ku u prit lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un.
“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe mes kombeve sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes,” i tha Tybring-Gjedde, Fox News.
Përveç marrëveshjes Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe, letra e nominimit, drejtuar Komitetit të Nobel-it përmend rolin kryesor të Trump në lehtësimin e vendosjes së kontaktit mes palëve në konflikt … të tilla si mosmarrëveshja kufitare e Kashmirit mes Indisë dhe Pakistanit dhe konflikti midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje