Rend dhe Ligj

Martanesh, humb jetën një minator

Një minator humbi sot jetën në Martanesh. Ngjarja ka ndodhur gjatë punës në një subjekt minerar në “Lug të Gjatë”, Martanesh.

Mësohet se viktima është Astrit Xhafa, i moshës 55-vjeçare.

I ndjeri është dërguar në morgun e spitalit Bulqizë, për ekspertizë.

Nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka rënë në një gropë brenda galerisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë