Të paktën tetë njerëz u vranë me armë zjarri në Silicon Valley, në San Hose, Kalifornia të SHBA-ve. Masakra ndodhi në zonën e zyrave të autoritetit lokal të transportit, ku po zhvillohej një mbledhje mes anëtarëve të sindikatës.
Mediat amerikane raportojnë se edhe për disa persona të plagosur. Policia e Qarkut Santa Clara, tha se sulmuesi u vra dhe ai ishte një punonjës i ndërmarrjes ku ndodhi ngjarja.
Të shtënat ndodhën pikërisht në një qendër kontrolli tranziti që ruan trenat e metrosë dhe ka një oborr mirëmbajtjeje, jo shumë larg departamentit të policisë.
“Zemrat tona janë të trishtuara për familjet e atyre që kemi humbur në këtë ngjarje të tmerrshme”, – shkroi kryebashkiaku i San Hozesë, Sam Liccardo në Tëitter.
Ka “shumë viktima”, tha Russell Davis, një zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Clara, në një konferencë shtypi. “Nuk mund ta konfirmoj numrin e saktë, por do t’ju raportoj në këtë rast do kem informacione të sakta”, tha zyrtari.
Davis shpjegoi se viktimat janë punonjës të Autoritetit të Transportit në Santa Clara Valley, ndërmarrja që operon në linjën hekurudhore të lehtë.
San Hozeja, një qytet me rreth 1 milion banorë, ndodhet në zemër të Luginës së Silicon Valley, një qendër globale e inovacionit teknologjik dhe aty kanë selinë disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











Lini një Përgjigje