Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të masakrës së 2 prillit në Shkodër, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Meta shoqërohej nga Ylli Panariti, ndërsa PD-ja përfaqësohej me nënkryetarin e partisë, Edi Paloka.
Pas ceremonisë, Meta tha për mediat se vendi ende vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira dhe fenomeni i partisë-shtet.
iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F874936716395987%2F&width=500&show_text=false&appId=1971486876515039&height=281″ width=”500″ height=”515″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”>“Sot bëhen 3 dekada që nga ajo ditë e 2 prillit të vitit 1991, ku 4 djem nga më të mirët e Shkodrës dhe Shqipërisë u vranë pabesisht, pikërisht se dolën në mbrojtje të demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe protestës demokratike.
Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin e tyre, të paharruar, jemi këtu edhe për tu angazhuar për ta çuar deri në fund amanetin e tyre dhe dëshmorëve të tjerë që ranë për demokracinë, zgjedhjet e lira, mendimin e lirë në Shqipëri.
Ende Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira, fenomeni i partisë-shtet dhe kapja e shtetit që ka mbajtur peng edhe procesin e integrimit europian të vendit tonë prej kaq vitesh…”, tha Meta.
“Është momenti, vijoi ai, që të gjithë të nisemi drejt 25 prillit, kësaj dite vendimtare për të rivendosur vendin në shinat e Kushtetutës dhe të demokracisë”.
Shumë më i moderuar dhe vetëm përmes një postimi në Facebook ka folur edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“…Heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. Dëshira, guximi dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, ngritën themelet e ndërtimit të një shteti demokratik. Përpjekje nga e cila ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë dhe për të cilën punojmë çdo ditë.
Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot.
30 vite më pas, 2 prilli, emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen, të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar, në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa…”, shkruan Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje