Bota

Masakra në Bucha/ Biden: Putin, kriminel lufte, do gjykohet

Presidenti amerikan, Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një kriminel lufte dhe tha se do të bënte thirrje për një gjyq për krimet e luftës.

“E keni parë se çfarë ndodhi në Bucha. Putin “është një kriminel lufte”, është shprehur ai.

Biden tha gjithashtu se do të kërkonte më shumë sanksione pas mizorive të raportuara në Ukrainë, por komentet e tij për gazetarët nuk shkuan aq larg sa i quanin veprimet gjenocid.

“Ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën. Dhe ne duhet të mbledhim të gjitha detajet në mënyrë që kjo të jetë e vërtetë – të kemi një gjyq për krimet e luftës”, tha Biden, sipas komenteve të postuara nga Associated Press.

Biden e ka quajtur Putinin si “brutal”.

“Ajo që po ndodh në Bucha është e egër dhe të gjithë e shohin atë”, shtoi Biden.

Në një lëvizje të veçantë, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane informoi Reuters se SHBA beson se Rusia ka ripozicionuar rreth dy të tretat e forcave të saj nga rrethi i Kievit, me shumë prej tyre të konsoliduar në Bjellorusi. Ata parashikojnë se do të ridrejtohen në lindje të Ukrainës, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Deri përpara pushtimit rus, Bucha ishte një zonë periferike e qetë e kryeqytetit ukrainas. Por tashmë, ndërsa ushtria ruse largohet nga periferitë e Kievit dhe fokusohet në Ukrainën lindore ka lënë pas vetëm shkatërrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë