Nga Gazeta Si – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri në një shkollë fillore të krishterë në Nashville të Tenesit.
Autorja është Audrey Elizabeth Hale, 28 vjeç, e cila ka qenë nxënëse e kësaj shkolle “Covenant School”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilësoi këtë si një akt të sëmurë, dhe ripërsëriti thirrjen ndaj kongresit për të aprovuar një reformë që do të ndalonte armët e sulmit.
Nga të shtënat me pistoletë, humbën jetën gjashtë persona, tre të rritur dhe tre fëmijë të moshës 8-9 vjeç.
Ndërsa ishte brenda shkollës, Hale vrau Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, të gjithë të moshës 8-9 vjeç, si dhe kujdestarin Mike Hill dhe mësuesen zëvendësuese Cynthia Peak, të dyja 61 vjeç, dhe drejtuesen e shkollës Katherine Koonce, 60 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje