Nga Gazeta Si- Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet pajisjeve kompjuterike, për të investuar në tregje fiktive, arrestohet në flagrancë administratori i një subjekti call center, si dhe procedohen penalisht 4 punonjës (operatorë) të këtij subjekti.
Policia ka sekuestruar kompjutera, USB dhe celularë që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu, u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis që iu gjet njërit nga operatorët.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pending call” është arrestuar në flagrancë shtetasi M. N., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Sh., 27 vjeç, I. K., 26 vjeç, E. B., 28 vjeç dhe N. S., 24 vjeç, të katërt banues në Elbasan”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 5 shtetas, nëpërmjet një subjekti call center (me administrator shtetasin M. N. dhe operatorë 4 shtetasit e proceduar), në lagjen “Sul Paprri”, Elbasan, mashtronin shtetas të huaj, në mënyrë që ata të investonin para në tregje fiktive.
Në ambientet e subjektit call center janë gjetur nga shërbimet e Policisë, 3 kompjutera, 1 laptop, 2 USB dhe 6 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis që iu gjet shtetasit N. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje