Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka shpërndarë një njoftim për mediat ku kërkon nga sekretariatet mësimore pranë Universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët në lidhje me numrin total që përfitojnë ulje tarifash dhe përfitim bursash.
“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve të përmendura, në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018, për të vijuar me financimin.
Tërheqim vëmendjen e sekretarive mësimore pranë universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët dhe të garantojnë informacionin sipas vendimeve të sipërcituara”, thuhet në njoftimin e MASR-së.
Gjithashtu, MASR paralajmëron sekretaritë e universiteteve se puna e tyre për informimin e studentëve do të mbahet në monitorim.
“Veprimtaria e tyre do të monitorohet dhe do të mbahet qëndrim, bazuar në ligj, për këdo që keqinformon apo vepron në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave”, thuhet më tej në njoftim.
Një ditë më parë, u përhap lajmi se universitetet u kërkojnë të paguajnë të plotë tarifën, ndryshe nga sa vendosi qeveria në mbledhjen e 30 dhjetorit 2018 për zero tarifa për studentët ekselentë dhe ata në nevojë dhe përgjysmim të saj për të gjithë të tjerët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje