Ka ndodhur

Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Vorë

Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vorë, pasi iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak në banesën e tij.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Xhaferr Picari, banues në fshatin Picar të Vorës.

Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë