Instituti i statistikave (CIES) ka bërë së fundi një vlerësim të futbollistëve të 5 kampionateve me prestigjioze në Europë për vitin që lamë pas, 2019. Në këtë klasifikim rezulton se futbollisti që kushton më shumë për momentin është sulmuesi francez, Kilian Mbape. Lojtari që luan me PSG-në dhe që kërkohet me ngulm nga Real Madrid dhe Barcelona, kushton 265.2 milionë euro.

Në klasifikimin e përpiluar nga CIES janë 20 futbollistë që e kalojnë vlerën e 100 milionë eurove, ndërkohë që vihet re dominimi i Premier League. Në vend të dytë qëndron lojtari i Mançester Sitit, Rahem Sterling, i cili ka vlerën 223.7 milionë euro. Mohamed Salah i Liverpulit kompleton podin me 175.1 milionë euro. Në 10-shen e parë bëjnë pjesë edhe emra si Sanço (Borusia Dortmund), Mane (Liverpul), Kejn (Totenhem), Rashford (Mançester Junajtid), Mesi (Barcelona), Grizman (Barcelona) dhe Lautaro Martinez (Inter).

Portieri me vlerën më të lartë është brazilini i Liverpulit, Alison, 77 milionë euro, mbrojtësi i qendrës më i shtrenjtë është një tjetër pjesëtar i skuadrës së Klop, holandezi Van Dijk, 93 milionë euro, po ashtu edhe mbrojtësi i khahut më i shtrenjtë është një kampion i Europës, Aleksander-Arnold, 110 milionë euro. Mesfushori me vlerën më të lartë është lojtari i Leisterit, Madison, 112 milionë euro dhe sulmuesi më i shtrenjë është sigurisht Mbape, 265.2 milionë euro.

Lojtarët me koston më të lartë të Serisë A janë spanjolli i Napolit, Fabian Ruiz, argjentinasi i Juventusit Paulo Dibala dhe portugezi po i Juventusit, Kristiano Ronaldo. Italiani më i shtrenjtë rezulton të jetë mesfushori i Romës, Xaniolo, i cili vlen më shumë se Barela, Zhorzhinjo, Mançini dhe Beloti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje