Kilian Mbape te Real Madrid. Në Spanjë e quajnë një punë të mbyllur tashmë. Java e fundit e merkatos u ndez në aksin Madrid-Paris, ku në qendër të vëmendjes ka qenë Kilian Mbape, i cili nga Franca dëshiron të kalojë në “Santiago Bernabeu” për të veshur fanellën e Real Madridit.
Pas refuzimit të ofertës prej 160 milionë eurosh nga PSG, Real Madrid ka bërë një tjetër propozim, 170 milionë euro, plus 10 milionë të tjera bonus, duke iu afruar shifrës së kërkuar nga francezët dhe të bërë publike nga Leonardo: 180 milionë euro. Dhe sipas informacioneve të fundit, muri që ngriti në fillim Al Khelaifi ka rënë, drejtuesit e PSG-së e kanë pranuar ofertën në parim.

Leonardo, duke pranuar faktin që Reali kishte bërë një ofertë dhe dëshirën e Mbape për t’u larguar, u shpreh se PSG priste një ofertë të paktën 180 milionë euro, po aq sa ky klub pagoi te Monako për ta blerë sulmuesin, duke pasusr parasysh edhe 35 milionët e parashikuara për shitjen sërish të lojtarit. Nga Stambolli presidenti Al Khelaifi, i cili vendos, tha se dihet qëndrimi i PSG-së për Mbape.
Por, nëse për të sulmuesi mbetet në qendër të projektit, edhe me koston për ta humbur me parametro zero sezonin e ardhshëm, pasi i përfundon kontrata në qershor të 2022-shit, për “Marca”-n situata është ndryshe. Prestigjiozja spanjolle shkruan se propozimi i fundit i Realit, 170 milionë plus 10 bonus, e ka bindur PSG-në për ta mbyllur marrveshjen për shitjen e lojtarit, që shumë shpejt do të bëhet zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje