Futboll

Mbape sfidon Ronaldon me një postim në Instagram

Ironi apo sfidë? Sulmuesi i talentuar francez, Kilian Mbape, është vënë në qendër të vëmendjes me postimin e tij të fundit në Instagram. Ai ka postuar një foto të vjetër në dhomën e tij kur ishte fëmijë dhe në mure kishte disa postera të Kristiano Ronaldos. Por në këtë postim të fundit fotot e portugezit ishin zhdukur dhe në vend të tyre ishin ato të të zotit të shtëpisë.

Kilian Mbape është një talent i jashtëzakonshëm, kampion bote që në moshë fare të re me Francën. Sulmuesi i PSG-së ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u uruar vitin e ri 2019 fansave të tij të shumtë në Instagram. Mbape ka publikuar foton, ku ai, ende fëmijë, ëndërronte të bëhej si Kristiano Ronaldo, me posterat e të cilit kishte mbushur dhomën. Por këtë herë fotoja ishte ndryshe, pa yllin portugez. Vendin e fotove të tij e kishin zënë ato të vetë Mbape. Mund të jetë një ironi e futbollistit francez, ose një sfidë e hapur e tij ndaj futbollistit të Juventusit.

https://www.instagram.com/p/BsDq0rDFdO0/?utm_source=ig_web_copy_link
Postimi i fundit i Mbape

Natyrisht që ky veprim i Kilian Mbape është vënë re menjëherë dhe është bërë lajm në të gjitha faqet sportive online. Tani i mbetet vetë sulmuesit të tregojë se çfarë ka pasur në mendje kur ka bërë këtë postim.

Krahasimi i dy fotove. Majtas fotoja me Kristiano Ronaldon dhe djathtas ajo pa portugezin

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë