Futboll

Mbappe e fillon sezonin shkëlqyeshëm, por dëshira e tij është…Real Madridi

Kylian Mbappé është një nga emrat më të nxehtë të merkatos së sezonit.

Sulmuesi francez i PSG -së e ka filluar sezonin në mënyrë të shkëlqyer, por dëshira e tij është i qartë: ai nuk do të rinovojë kontratën me klubin transalpin dhe dëshiron vetëm Real Madridin e Carlo Ancelotti -t.

Sinjali i fundit ishte mungesa e tij në ditëlindjen e shokut të skuadrës Ander Herrera, i cili mblodhi ekipin për të festuar 32 vjetorin e lindjes.

“Mundo Deportivo” shkruan se një mungesë e Mbappés (i vetmi që nuk është prezent) është sinjali drejt një transferimi të mundshëm nga Parisi tek Madridi.

Sipas “Marca”, në fakt, orët e ardhshme, pritet një takim i ri mes sulmuesit francez dhe presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë